[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas 22 ditëve Kamenica shënon rast të ri me koronavirus, burimi i infektimit ende nuk dihet



Komuna e Kamenicës pas disa javësh pushimi nga infektimi me koronavirus, konkretisht që nga 12 maji, sot ka regjistruar një rast pozitiv me Covid-19, duke çuar në 40 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë vend.

Që nga 28 maji kur u dyshua për dy persona, mostrat e të cilëve dolën negative, kjo komunë vazhdonte të jetë e paprekur nga virusi për javë të tëra.

Për infektimin e personit që vjen nga fshati Rogoçicë, ka bërë të ditur IKSHPK në njoftimin e tyre të përditshëm, ku tutje theksuan se edhe 18 raste të tjera kanë rezultuar me koronavirus në tërë Kosovën brenda 24 orëve të fundit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Menu Title