.
×

Partia me më së shumti vota në Podujevë



Partia me më së shumti vota në Podujevë. Edhe në komunën e Podujevës procesi zgjedhor i djeshëm ka përfunduar i qetë dhe pa ndonjë parregullsi që do të ndikonte në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor, shkruan Gazeta Botapress.info

Sipas të dhënave të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve, partia me më së shumti vota në këtë komunë doli të jetë Lidhja Demokratike me 14 mijë e 192 (38,54%) vota të fituara.

Ndërsa, partia e Kurtit, si fituese e këtyre zgjedhjeve, në Podujevë zuri vendin e dytë si partia më e votuar me gjithsej 12, 747 vota apo 34,62%.

Partia Demokratike me në krye Kadri Veselin, u zgjedh si partia e tretë më e votuar me 18, 29% të votave në këtë komunë apo me 6 mijë e 734.

Kurse koalicioni AAK-PSD renditet në vendin e katërt për nga votat në Podujevë, me gjithsej 1,683./Botapress/