[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Partia i ndan e familja i bashkon: Armend Muja, vet në VV e vëllain në PDK



Nëpër debate televizive, mbante anën e Vetëvendosjes. E të martën, zyrtarisht Armend Muja, aderoi në partinë e Albin Kurtit.

Me vete kishte edhe bashkëshorten dhe djalin e tij. Por, këtu nuk ishte prezent vëllai i Armendit, Gazmend Muja.

Ky i fundit, deri vonë, është pjesë e e PDK-së. Por ky nuk është rasti i vetëm, kur dy vëllezër u takojnë partive të ndryshme politike.

Njëjte ka ndodhur edhe me dy vëllezërit nga fshati Komogllavë në qytetin e Ferizajt. Bajrush Xhemajli, e Emrush Xhemajli vijnë nga e njëjta familje por mbajnë qëndrime të ndryshme politike. Madje këta të fundit ishin në garë për kandidatë në të njëjtën kohë, njëri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e njëri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Madje Gazmend Muja dikur ishte asamblist i PDK’së në Mitrovicë. Por, ky fakt nuk ndikon tek raportet mes vëllezërve.

E diskutime politike në familje shpesh kanë edhe Faton Bislimi e Besnik Bislimin. Këta dy në jetë të përditshme janë djem të axhës, por në politikë janë kundërshtarë. Njëri nga LDK, e tjetri nga VV.

Por, sa ndikon kjo në raportet e tyre familjare ka treguar Faton Bislimi.

Por, ndryshe kanë vendosur vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj.

Këta të fundit kanë vendosur që të qëndrojnë bashkë në subjektin e njëjtë politik që është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Edhe Sami Kurteshi e Ismail Kurteshi, vijnë nga e njëjta familje.

Por përpos familjes këta të fundit i bashkon edhe subjekti politik, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Menu Title