[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Partia e Fatmir Limajt e pranon se “hajni” i dy milionë eurove është i subjektit të saj, kërkon të hetohet rasti



 

Nisma Socialdemokrate ka reaguar për “avullimin” e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Nisma është distancuar nga ky akt kriminal, derisa e kanë pranuar se një prej të përfshirëve në këtë skandal është anëtar i kësaj partie.

“NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetem që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!”, thuhet në postim.

Ndërkohë, për raportimet se se një prej të përshirëve në këtë skandal është anëtar i Nismës, nga partia e Limajt kanë thënë se kanë për qëllim dëmtimin e subjektit.

Nisma u ka bërë thirrje organeve të organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar.

“Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!”, thuhet në postim.

Ndryshe, deri tash për këtë rast është arrestuar një person, derisa dy të tjerë gjenden në arrati.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar dje Policia e Kosovës.

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA…

Publiée par NISMA Socialdemokrate sur Mercredi 21 octobre 2020

Menu Title