.
×

Parodi nga Agim Gashi: Moj e bukura me shami!



Moj e mira pritem pak,
Ftyren mblutë, mbrapa cullak,
Hije t´paska shamija ty,
Ndal ti shof ata dy sy.
Moj e bukur moj me shami,
Shpluet mbrapa shkon si atki,
Ti përmbrapa kur u shplove,
Pleq e t´ri na i tranove.

Dashuria ashtë si rreufeja,
Rrok të vjetra e vasha t´reja,
Kur të rrokë ajo rrufe
Nuk njef Zot e nuk njef fe.

Hajde, hajde byth bostane
Qysh si gave nanes tane,
Ta kam thane e ta them troç
Sonte t´pres në kallamoq.

Hajde, hjde moj vashë e re,
Sta shof ftyren si e ke,
E di si tu ka duk nana,
Hajde pra sonte te lama.

Sot atë nanë ti e ke të re
Bukuroshe mbi këtë dhe,
Nuk mbulohet me shami
PO ti moj çka dreqin ki?

22.01.15
Düren