.
×

“Parlamenti duhet të merret me formulimin e ligjeve për themelimin e ushtrisë”



Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, konsideron që projektligji aktual për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, ka formulime por aspak të ndërlidhura me atë se po krijohet një ushtri.
Baraliu në Zona B theksoi se Parlamenti i Kosovës do duhej të merrej me formulimin e këtij ligji gjithëpërfshirës.

”Jemi edhe të gëzimit edhe të krenarisë. Neni 5 i projektligjit të ri thotë se është ushtria e Kosovës është ”Forcë e përqendruar në mbrojtje të vendit”. Forcë e cila i nënshtrohet kontrolleve civile demokratike”.

”Në këtë projektligj ka formulime të marra nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës të pa transformuar po ashtu që nuk i përgjigjen transformimit të Forcës”.

”Në këtë projektligj shkruan se është forcë vullnetare – e në ligjin e mëparshëm ishte Forcë krejtësisht Vullnetare. Parlamenti do duhej të merrej me formulimin e këtij ligji gjithëpërfshirës”.

”Nuk po shoh që në ligje theksohet se ka armë të rënda, mbrojtje kundërajrore, që ka aeroplanë”.

”Rishikimi i këtyre kufizimeve duhet të bëhet jo më herët se 5 vite. Forca e Sigurisë atëherë është shpallur si forcë me kapacitete”.

”Pse s’thuhet në definicione se mbron qytetarët e Kosovës. Ky ligj kushdo që merret me të, duhet të kuptohet se ka mangësi shumë. Ky ligj duhet të përmirësohet. Ka raste kur s’ka zgjidhje tjetër dhe në këtë mënyrë varianti B shkon më tutje”.

”Sa më parë të bëhen ndryshimet Kushtetuese. Duhet të jetë forcë obliguese e jo vullnetare”.

”Nuk mund të jesh produkt i një shteti nëse je vullnetar. Kjo nuk e rrezikon askënd. Problemi është se sa ne jemi me këtë transformim, problemi është që duhet të bëhet kuadër e parantezave të mundshme”.