.
×

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim



Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë deri në fundjavë do mbajë mot jostabil, kryesisht me vransira dhe shtrëngata me shi.Pas rënies së temperaturave, nga dita e sotme do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.

Do të fryejë erë mesatare nga veriu-verilindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale./BP/