[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme



 

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.Ndërsa, vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

“Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese. Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, është thënë nga ky Institut, transmeton Botapress.info

 

Menu Title