.
×

Parashikimet e Milaim Zekës për zgjedhjet



Botapress 14 Shtator – Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se pret që partia e tij të arrijë një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në vend.Zeka ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se sipas sondazheve të realizuara nga ndërkombëtarët, partia e tij do të zërë vend në legjislaturën e ardhshme.

“Sondazhi të cilin ma kanë thënë ndërkombëtarët… Në të gjitha matjet e ndërkombëtarëve, partia ime e kalon pragun, madje e kalon tepër mirë”, është shprehur Zeka.

Sipas Zekës, në sondazhet e ndërkombëtarëve, ai del “numër një” si “politikani më i votuar, deputeti më i popullarizuar”.Zeka ka thënë se partia e tij do t’i marrë ndërmjet 7.8 dhe 8.5 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka shprehur optimizmin e tij se PEK’u do të përfaqësohet nga “minimum 12-14 deputetë” në Kuvendin e Kosovës.