[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Paralajmëron Milaim Zeka: Do të ketë edhe shumë arrestime tjera



Botapress 25 Shtator – Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se ngjarjen e sotme në zyren e OVL UÇK-së ai e ka paralajmëruar para disa ditësh në një debat televiziv, ku prezentë kishte qenë edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Në një bisedë për GazetaBlic, Zeka thotë se do të ketë edhe arrestime të tjera nga ana e Gjykatës Speciale dhe këto arrestime nuk kanë të bëjnë me çështje të luftës, por për shkak të publikimit të dosjeve që janë bërë nga ana e OVL UÇK-së.

“Shpërndajshin dosje si me kanë kokrra të pasulit.I kam tregu Nasim Haradinajt në një debat para disa ditësh që do ju arrestojnë dhe kështu ndodhi. Edhe tash po them që do të ketë arrestime të tjera dhe nuk do ndalen vetëm me kaq”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se ka qenë gabim qasja e OVL UÇK-së me publikimin e dosjeve të Gjykatës Speciale, për shkak që sipas tij, tashmë kjo gjykatë na ndërruar strategjinë e veprimit.

“Më heret i ftojshin për me u intervistu, tash i arrestojnë krejt”, ka shtuar Zeka.

Menu Title