.
×

Paralajmëroi padi, gazetari gjerman ka një përgjigje epike për Edi Ramën



Rama shpesh ka akuzuar opozitën se problemet e “shtëpisë së përbashkët”, Shqipërisë ia tregon botës edhe në gjuhë të huaj.Por këtë herë në lidhje me përgjimet e Bild, Rama ka bërë të njëjtën gjë, lajmin se do padisë në gjykatat gjermane gazetarin që nxori përgjimet Peter Tiede, Rama e publikon edhe në anglisht.

Por pas këtij njoftimi të Ramës, gazetari gjermani ka replikuar po në twitterin e publikuar nga kryeministri shqiptar.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter Tiede.