[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Paralajmërohet marsh solidarizues me familjen Dehari



Një marsh solidarizues me familjen Dehari, pritet të ndodhë në ditët në ardhshme dhe vjen pas raportit zviceran, i cili konstaton se Astrit Dehari është vrarë.Iniciativa për marshin solidarizues ka nisur në rrjetet sociale, ku edhe kanë njoftuar se për detajet rreth organizimit të ngjarjeve gjatë ditëve në vijim dhe marshit për drejtësi për Astrit Deharin, do të njoftohen me kohë.

“Luteni që të përcjellni faqen Unë jam Astriti. Shpërndajeni fjalën sa më shumë tek shoqëria. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve për drejtësi”, thuhet në njoftim.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg.“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit DEHARIT përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.Astrit Dehari ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e që Prokuroria e kishte cilësuar si vepër penale e terrorizimit.

Derisa po mbahej në paraburgim, ai nuk kishte ende aktakuzë zyrtare për këtë.Pasditen e 5 nëntorit të 2016-s, Astrit Dehari u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit

Menu Title