[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Paralajmërimi i frikshëm i psikiatrit kosovar: Covid-19 ka ndikim të madh në shëndetin mendor edhe pas shërimit!



Botapress 3 Gusht – Neuropsikiatri kosovar, Jusuf Ulaj, përmes një shkrimi në facebook, ka paralajmëruar se virusi COVID-19 do të lë pasoja të mëdha në popullsinë e Kosovës.

Sipas Ulajt, psikiatrat e psikologët duhet të përgatiten për maratonën e madhe pasi që i presin shumë punë.

Shkrimi i plotë:

Sëmundja COVID-19, siç po manifestohet të disa raste të deklaruar nga IKSHP si “të shëruar”, ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor. Mospërmbajtja, intoleranca, impulsiviteti, agresiviteti fizik dhe verbal, frika dhe paniku, gjykimet iracionale janë vetëm disa nga simptomat që vërehen edhe nga joprofesionistët e shëndetit mendor. Pra, koleg të dashur psikiatër dhe psikolog përgadituni për maratonën – na presin shumë punë!

Menu Title