.
×

Papa Françesku: Lufta? Në lojë paraja, pushteti dhe shitja e armëve



Me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku gjatë një ceremonie të zhvilluar në verilindje të Italisë, pranë kufirit të Italisë me Slloveninë, bëri thirrje për veprim më të fortë kolektivë nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar luftën dhe terrorizmin. Më tej Papa  paralajmëroi se forcat më pak të dukshme krijojnë kushtet për konflikt ushtarak.

“Në botën e sotme, në prapaskenë, janë interesat, strategjitë gjeopolitike, lakmia për para dhe pushtet, dhe ka synim, prodhimin dhe shitjen e armëve”, i tha ai një turmë  në varrezën ushtarake të Redipuglias, më e madhja në Itali, ku janë varrosur pjesa më e madhe e më shumë se 100 000 ushtarëve të rënë gjatë kësaj lufte. Edhe sot, pas dështimit të dytë të një lufte botërore, ndoshta mund të flitet për një luftë të tretë, por unë mund të them vetëm se lufta është një çmenduri, shkatërrim”, tha Papa.

Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve të ardhur pavarësisht motit me shi që kishte përfshirë këtë rajon të Italisë. Papa Françesku e drejtoi ceremoninë me kardinalët, Christoph Schönborn, kryepeshkop i Vjenës dhe Josip Bozhanic, kryepeshkop i Zagrebit si edhe në praninë e kryepeshkopëve slloven dhe hungarez.