.
×

Pampurat me ‘Autochthonous’ para gjyqtarit serb



Tifogrupi Pampurat kanë krijuar spektakël në sfidën Fushë Kosova-Dukagjini, e cila po referohet nga një gjyqtar serb.

Sida mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit në Ligën e Parë të Kosovës po gjykohet nga serbi, Radovan Markoviç.

Kjo ka bërë që tifozët vendas, Pampurat, të mobilizohen për të dhuruar një spektakël kuqezi nga tribunat.

Fotografi Kushtrim Tërnava sjell emocionet e kësaj sfide në fotografi, nga aty ku u pa edhe një baner me mbishkrimin e famshëm ‘Autochthonous’.