.
×

Pamjet e para brenda spitalit ku po trajtohen të infektuarit nga virusi kinez



Është lancuar videoja e parë, e cila tregon pamje të vendit, ku po trajtohen pacientët e infektuar nga virusi vdekjeprurës.Këto imazhe janë lancuar nga Qendra Spitalore e Wuhan, qyteti në të cilin thuhet se e ka gjenezën ky virus. Videoja tregon qartë një atmosferë të tensionuar, në repartet intensive të Spitalit Jinyitan.

Aktualisht nëntë njerëz kanë vdekur dhe 470 të tjerë janë të infektuar nga koronovirusi. Kujtojmë se raste te infektimit janë raportuar edhe në Tajlandë, Korenë Jugore, ShBA dhe Taiwan, ndërkohë që shkencëtarët janë duke punuar drejt gjetjes së një vaksine efikase për trajtimin e këtij virusi, përpara se ai të përhapet edhe në vende të tjera.

VIDEO