.
×

Pamje nga rrahja e grave e burrave në LDK’në e Vushtrrisë



Lufta për pushtet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po përfundon me karrige e rrahje verbale. Procesi i brendshëm zgjedhor brenda kësaj partie shënoi një numër skandalesh e incidentesh në degë të ndryshme.

Të dielën që lamë pas në nëndegën “Dardania” të Komunës së Vushtrrisë, u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të qetësuar gjendjen që u krijua. Derisa u tha se në këtë rrahje me objekte të ndryshme shkollore, u përfshinë dy grupe, grupi i kryetarit të degës së LDK-së, Hysni Gërgurit dhe atij të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ndërsa ky i fundit përmes një reagimi mohoi të jetë i përfshirë në çfarëdo forme në këtë incident. Ku çdo gjë e quajti si tendencioze nga kundërshtarët që e duan dobësimin e LDK-së në këtë komunë.

Por, Indeksonline ka siguruar pamjet nga kjo rrahje, ku u përfshinë edhe femrat, të cilat shihen me karrige, ku pamje të tilla të ngjasojnë me skenat e filmave aksion.

Ndërsa pjesë e kësaj lufte është edhe Agron Përquku, anëtar i Kuvendit Komunal.

Ndryshe, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mbrëmë nuk e mohoi që nuk do të jetë kandidat për të parin e degës së LDK-së në Komunën e Vushtrrisë, teksa tha se Hysni Gërguri do ta udhëheq këtë parti në këtë qytet edhe për vitet pasuese.

Pamje ekskluzive e rrahjes së LDK-së në Vushtrri

Publiée par IndeksOnline sur Mercredi 10 juillet 2019