[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pamje e tmerrshme: Shpërthimi në Bejrut i përplas vajzat që ishin brenda në dhomë



Vazhdojnë të publikohen e të bëhen virale video nga shpërthimi i së martës në Bejrut. Në një video që është publikuar së fundmi shihet se si tri vajza u përplasën nga shpërthimi, ndonëse ishin brenda në një dhomë.

Në pamjet që duket se janë xhiruar nga kamerat e sigurimit shihet se sapo ndodhë shpërthimi vajzat përplasën fort. Deri tash, dihet se nga shpërthimi në kryeqytetin e Libanit mbeten të vdekur 137 persona, ndërsa u lënduan mbi pesë mijë.

Zyrtarisht nuk dihet saktë se cili ishte burimi i shpërthimit, ndërsa deri më tash janë dhënë disa versione.

Zyrtarët libanezë dyshojnë se një sasi e madhe e nitratit të amonit që gjendej në një depo ishte shkaktar i shpërthimit.  VIDEO

Menu Title