.
×

Pamje: Alvarez e rreh Kovalevin me nokaut brutal, e fiton titullin në WBO



Saul ‘Canelo’ Alvarez e ka fituar titullin WBO në kategorinë e lehtë të boksit profesionist, pasi e rrahu brutalisht Sergey Kovalevin me një nokaut shkatërrues në rundin e 11-të të shtunën në Las Vegas.

Një e djathtë direkte në rundin e 11-të e hodhi Kovalevin në dysheme, duke ia fituar meksikanit titullin WBO në kategorinë e lehtë.

29-vjeçari i kishte kapërcyer dy divizione për t’u përballur me rusin 36-vjeçar në këtë meç.

Lufta ishte goxha e barabartë deri kah fundi, kur Canelo shpërtheu dhe i dha fund meçit me një të djathtë brutale. Me këtë, Canelo ka fituar tituj të botës në katër divizione të peshave të ndryshme.