[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pallaska: Askush s’mund t’ia ndalojë Pacollit shkuarjen në seancë të Kuvendit



Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska, ka folur rreth rastit të Behgjet Pacollit, teksa ka deklaruar se askush nuk mundet ta arrestojë një deputet dhe t’ia pamundësojë të shkojë në seancë, sepse gjithçka, sipas tij, është legjitime.

Pallaska ka thënë se nuk ka dallim në mes një deputeti që vjen prej Prizrenit, dhe nga ai që vjen prej Zvicrës për të shkuar në seancë për të kryer punën e tij.

Pallasaka ka thënë se këtë gjë Pacollit ia garanton kushtetuta.

“Dramë mediatike me Pacollin… po të thirrej seanca e Kuvendit dhe t’i shkonte ftesa për të shkuar në seancë, askush nuk do të mund ta ndalonte të shkonte, se këtë ia garanton Kushtetuta”, është shprehur Pallaska në Pressing, në T7.

“Ne e pamë që (Aleksandar) Jabllanoviqit i është dhënë një autorizim për ta kryer funksionin e tij…”, ka thënë Pallaska, duke iu referuar lejes së veçantë të qarkullimit për politikanin serb.

Menu Title