.
×

Pali i AAK-së kritikon partitë në pushtet: Ndërmarrjet publike peng i pazareve politike



Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe eksperti për miniera Zenun Elezi, në një konferencë për media kanë paraqitur disa nga problemet që po ndodhin në Kosovë me ndërmarrjet publike dhe asgjencionet që janë përgjegjësi e Kuvendit.

“Është fundi i marsit dhe ne ende nuk kemi kompletim të ndërmarrjeve publike. Kjo po ndodh për shkak të pazareve politike”, ka thënë Pal Lekaj, që është edhe anëtar Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, raporton Tribuna Channel.

Sipas tij, janë 33 agjencione të pavarura që janë në kompetencë të Kuvendit dhe puna e tyre nuk është duke treguar rezultat.

Ndërsa Zenun Elezei, profesor dhe ekspert në miniera tha se me të drejtë ndërmarrjet nuk mund të funksionojnë pa licencë sepse afati ju ka skaduar.

Funksionimi i minierave pa licencë paraqet problem të madh. Ai tha se qeveria duhet të merret më urgjencë që t’i zhbllokoj ndërmarrjet.

“Kërkojmë nga Qeveria t’i nis procedurat për zhbllokimin e këtyre zonave”, ka thënë profesor Elezi.