.
×

Palermo hesht San Siron



Diego Lopez është mposhtur dy herë në humbjen e Milanit (0-2) nga Palermo para tifozëve në San Siro.

Pippo Inzaghi u detyrua që të bënte zëvendësim që në minutën e tretë, pasi Alex u dëmtua dhe vendin e tij e zuri Cristian Zapata.

Dhe ishte pikërisht lojtari i inkuadruar në lojë, Cristian Zapata, i cili pas një harkimi nga këndi, shënoi me kokë në portën e tij (23’) – njofton Telegrafi.

Shumë shpejtë erdhi goli i dytë i mysafirëve. Paulo Dybala pranoi një top nga Barreto dhe kaloi pikërisht Zapatan, para se ta dyfishonte epërsinë (26’).

Rossonerët bënë presion në gjysmën e dytë duke krijuar raste shënimi, mirëpo nuk u treguan të saktë.