[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pal Shtufi: Për Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës



 

Secili subjekt politik dhe secili personalitet politik, para se të arrij të mendoj në gjëra absurde dhe kundërthënëse me botën e qytetëruar, më mirë është të mendojë për ndonje ide, e cila zhvillon ekonomikisht vendin ose përmirëson cilësinë në sistemin arsimor.

LUFTA ËSHTË ANTIVLERË

Lufta është e ndytë, kriminale dhe kurrë e pastër. Lufta është mbetje e egër nga bota jonë shtazore. Në luftë vritet njeriu, vriten ushtarët, të cilët e kanë obligim ushtrinë dhe luftën. Vriten civilë tërësisht të pafajshëm. Vriten fëmijë të të gjitha moshave dhe gjinive. Vriten kafshët. Digjen shtëpi, shkolla, kopshte dhe faltore. Lufta është antivlerë dhe mjeti më kriminal i mbijetesës së njeriut. Luftërat kanë përmbysur epoakt e njerëzimit dhe kanë kthyer njerëzimin me shekuj prapa në histori. Luftërat kanë shkatërruar qytetrimet e lashta dhe shumë të zhvilluara. Po mos të ekzistonin luftërat, ne do ta trashëgonim qyetrimin egjiptian drejtpërsëdrejti. Do ta trashëgonim Mesapotaminë, Persinë si dhe Greqinë Antike, prandaj nuk do të kishim nevojë sot që t’i gjurmonim nëntokave për ta zënë ndonjë cep të atyre qytetrimeve.

EDHE LUFTA ÇLIRIMTARE ËSHTË LUFTË

Luftërat çlirimtare dallojnë nga luftërat tjera vetëm në qëllim. Mirëpo, metodat, mjetet dhe pasojat janë të njejta me secilën luftë që zhvillohet përbrenda gjinisë njerëzore. Me një fjalë, lufta është produkt johuman, sepse në luftë përmbysen vlerat më sublime të humanizmit. Si të tillë, luftën pra nuk mund ta kthesh në vlerë, sepse ajo përmbajtësisht është antivlerë.

LIRIA ËSHTË VLERË SEPSE ËSHTË PAQE

Në paqe ndërtohen vlerat humane dhe shoqërore të lirisë së arritur. Në paqe i bëjmë ligjet dhe normat sa më funksionale për të mirën e qytetarëve të lirë të Republikës. Në paqe e liri bëjmë ligje, të cilat mbrojnë vlerat dhe dinjitetin e secilit qytetar. Në paqe e liri bëjmë ligje të cilat nuk i lejojnë askujt pasurim të paligjshëm. Në paqe e liri bëjmë ligje, të cilat nuk lejojnë përdhosjen e fugurave kombëtare. Në paqe e liri bëjmë ligje për mbrojtjen e simboleve të shtetit dhe të dinjitetit të Republikës. Në paqe e liri bëjmë ligje speciale kundër korrupcionit dhe kapjes së shtetit. Dhe, sapo t’i kemi bërë këto e shumë ligje tjera, ne kemi bërë MBROJTJEN E VLERAVE TË LIRISË e jo të luftës.

#LuftaËshtëAntihumanizëm

Menu Title