.
×

Pajtohen partnerët e koalicionit, Veseli i shkon në konak Haradinajt



Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj sot kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Agim Selmanaj në Gllogjan.

Dy liderët së fundmi janë parë teksa takohen vetëm në përkujtime të rënies së dëshmorëve dhe të masakrave të kryera 20 vjet më parë, por jo edhe si partnerë të koalicionit që duhet të flasin për qeverisjen.

E sot, Veseli, pas homazheve ka qëndruar në shtëpinë e kryeministrit Haradinaj në Gllogjan. Ditë më parë, në një emisionin  Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur takime pune prej kohësh me kryeparlamentarin Veseli.

Ndërkaq në një video të publikuar nga Kryeministri Haradinaj, ai shihet gjatë gjithë kohës në komunikim me kryeparlamentarin Veseli.