.
×

Padrejtësia brenda së drejtës



Ekspozeja e sistemit të drejtësisë është rrenqethse pasi pjesë e këtij sistemi janë njerëz të paaftë, të pashkollë, të inkriminuar me diktaturën dhe krimet e saj të inkriminuar me korrupsionin dhe i vetmi produkt  që mbolli drejtësia është korrupsioni masiv “shkolla e re e drejtësisë shqiptare”. Të gjitha këto na bëjnë të mendojm të gjejmë mekanizmin pse e drejta nuk funksionon në Shqipëri? Vullnet i kujt nuk është aktiv?

 Nga Ilir Vata

 

E drejta është shenjtëruar nga zoti pasi rregullat e para udhëzohen nga fjalët e shenjta e më vonë shekuj më parë popujt ushtruan pushtetin e tyre në forma të ndryshme derisa datojnë dhe të drejtat zakonore si e drejta Romoke apo në rastin tonë e drejta Ilire e kësisoj në të drejtën zakonore shqiptare që në rrugëtimin e saj nuk ka një filles të mirëfillt por ka një jetë të kodifikur më shumë se 600 vjet.

Kjo përpjekje shekullore e kombeve dhe e shqiptarëve në veçanti ka qenë një sakrificë sublime por për shqiptarët e trishtë, pasi për vetë historinë e trishtë që ka Shqipëria legjislacion në kohë dhe legjislacione të ndryshme  janë orvatur e kanë zënë rrenjë në të drejtën shqiptare sa sot kemi një legjislacion të ndërthurur e gati hibrit e që kohët e fundit është anuar nga familja evropiane e kryesisht italiane.

Në këtë konteks, larmia e legjislacioneve ka përmisuar vetë të drejtën shqiptare madje e rënditë atë si normë juridike në tërësi, si një e drejtë perendimore dhe krahasuese me vendet e tjera perendimore.

Në sfondin historik e drejta zakonore shqiptare jo se është kokfortë por n ë shekuj ka mbijetuar përballë asimilimit, madje që në kohën e Bizantit kur trojet shqiptare ranë nën sundiminin e perqandorisë, bashëkë me të drejtën bizantine ishte në pozitë dhe e drejta zakonore shqiptare.

Kështu ndërshekuj pushtime të tjera si ato osmane ngërdheshën të drejtën zakonore shqiptare me të drejtën otomane, sherjatin por sërisht pushteti juridik ndërshqiptarë ishte e drejta zakonore.

Pushtues të rinjë e shkolla të reja juridike e sërish e drejta zakonore shqiptare arriti të jetë zot i se drejtës për shqiptarët, madje dhe sot pas një periudhe qindravjeçare ajo shërben si burim kryesor dhe në të drejtën shqiptare në pozitë sepse është një e drejtë që ka baza dhe mundet të përmisohet, përshtatet dhe të jetë funksionale.

Pra, shqiptarët kanë institucionin e tyre të së drejtës përsa i përket burimit kryesor dhe format e së drejtës janë përmisiuar ndjeshëm kur në legjislacionin shqiptarë në kohën e Mbretit Zog, zu vend e drejta që u njësua nga “kodi i Napoloni” dhe e drejta perendimore.

Në përiudhën e më vonshme e drejta ruse, zu vend e kryesisht në diktaturë sa dhe sot kodi ynë penal dhe e drejta në tërsi në rrugtimin e saj është miksura mes shkollave të ndryshme të së drejtës.

Por ajo që na bënë të shqetësohemi është fakti. pse nuk funksionon e drejta në Shqipëri, kur ajo ka traditë, ka rrënjë, ka pjesë të legjislacionit autokton, ndërthuret në kohë të ndryshme me shkolla të ndryeshme?

Por e drejta ashtu siç kërkon vullnet të individit, institucionit që të marrë jetë, kërkonë dhe institucionin e vënjes në lëvizje të së drejtës në tërësi duke u orientuar te parimet kryesore siç është në rastin tonë Kushtetuta.

Institucionet e ushtrimit të së drejtës janë hallka e mosfushtrimi të së drejtës shqiptare, pasi ata janë të paafta në tërësi, të implikura me politizimin e së drejtës për interesa palësh apo grupesh shoqërore, për arsye korruptive dhe për shkak të injorancës së thellë që zotronë në këtë sistem.

Roli i shtetit në këtë mes, zbehet pasi ai është një gamë ma e gjërë sesa e drejta, ndonse kjo e fundit është thelbi i një shteti demokratik kur kemi parasysh Shtetin e së Drejtës për të cilin pretendojm ta kemi udhërrëfyes.

Por dhe nuk mund të përjashtohet Shtetit nga përgjegjësia për mos ushtrimin e së drejtës, madje ai është përgjegjës në kuptimin e madh sepse ka dhe çelsin institucional për të vënë në lëvizje institucionin e së drejtës, pasi zotronë çelsin e ligjbërjes nëpërmjet demokracisë së përfaqësuar.

Në këtë kuptim, shteti i vjenë në ndihme mosfunksionimt të së drejtës jo vetëm nga mungesa e vullnetit por se në tërsi ai është një faqe ku pasqyrohet e drejta. Pra nëse themi se kemi një shteti hibrit, patjetër mund të themi se drejtësia është e tillë vetëm ne kuptimin institucional se në parim ata janë institucione të ndryeshme pasi e drejta në tërsi ka larminë e saj dhe mundet të jetë e kushtëzuar në llojnë e saj.

Kurse Shteti është hibrit kur ai nuk përfaqson asnjë model të lloit të shtetit, pra vjen nga humja e konturit politik, rregullave respektimit të së drejtës në tërsi, pra kur nuk funksionon dhe për këtë është përgjegjës!

Të gjitha këto na bëjnë të mendojm të gjejmë mekanizmin pse e drejta nuk funksionon në Shqipëri? Vullnet i kujt nuk është aktiv?

Se kur shikonë të drejtën shqiptare si normë juridike në tërsi apo si legjislacion dhe vendet më të zhvilluar bëhen ziliqar, sigurisht që ka nevoj për përmisim por ajo është në ditët e saj më të mira, por kur shikon sesi funksionon ajo zere se nuk është egzistente, madje bëhet aq përmitive sa pushtetin e saj e ushtron në mënyrë të njëanshme me shpërbli, duke u bërë pjesë e një bastardimi që nuk ka të krahasuar.

Vetëm këto 23 vite sistemi i drejtësisë në Shqipri ka prodhuar aq shumë padrejtësi sa dhe diktatura nuk mund të krahasohet me të ndonse mori jetë njerëzish, kurse e drejta e postdiktaturës dhe sistemi i drejtësisë ka mbjellur padrejtësi sa do të duhen dekada të rikuperohen.

Ekspozeja e sistemit të drejtësisë është rrenqethse pasi pjesë e këtij sistemi janë njerëz të paaftë, të pashkollë, të inkriminuar me diktaturën dhe krimet e saj të inkriminuar me korrupsionin dhe i vetmi produkt  që mbolli drejtësia është korrupsioni masiv “shkolla e re e drejtësisë shqiptare”.