[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Padi nga avokati amerikan ndaj qeverisë kineze/ Koronavirusi është rezultat i një arme biologjike të përgatitur



Ndaj autoriteteve kineze është ngriur një padi për shpërthimin e koronavirusit, i cili e kishte vatrën në Wuhan. Padia është ngritur nga avokati amerikan Larry Klayman dhe grupi i tij i avokatisë Freedom Watch së bashku me kompaninë e Teksasit Buzz Photos ndaj qeverisë kineze, ushtrisë kineze, Institutit të Virologjisë Wuhan, Drejtor i Institutit Wuhan të Virologjisë Shi Zhengli dhe Gjeneral Majorit të ushtrisë Kineze Chen Wei.

Media ndërkombëtare “Business Today” shkruan se paditësit kanë kërkuar 20 trilion dollarë, pasi pretendojnë se koronavirusi është rezultat i një arme biologjike të përgatitur nga autoritetet kineze. Ata kanë akuzuar Kinën se kanë ndihmuar terrotistët dhe i kanë siguruar atyre mbështetje materiale për të shkaktuar lëndime dhe vdekjen e qytetarëve amerikanë.

Sipas tyre, virusi është lëshuar nga Instituti i Virologjisë Wuhan dhe COVID-19 është “projektuar” nga Kina për të vrarë popullsitë në masë.

Amerikanët kanë paraqitur në Gjykatë raporte të shumta të publikuara në media ku thuhet se ekziston vetëm një laborator mikrobiologjik në Kinë që trajton viruse të përparuara si koronavirusi dhe ky laborator ndodhet në Wuhan. Ata pretendojnë se të gjithë të pandehurit janë duke punuar së bashku për të përjetësuar “terrorizmin ndërkombëtar”.

“Koronavirusi është krijuar për t’u përdorur kundër popullatës së përgjithshme të një ose më shumë prej kombeve të perceptuara të Kinës armike, të tilla si Shtetet e Bashkuara”, thuhet në padinë e amerikanëve.

Menu Title