[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pacolli uron 4 korrikun: Aleanca jonë me SHBA-të e përjetshme



Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Amerikës.Pacolli në urimin e tij në Facebook thekson se Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon një ditë monumentale për SHBA-të, si dhe një ditë kthese në historinë e re të Kosovës, si vend liridashes.

Republika e Kosovës si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe mu për këtë, qytetarët e Republikës së Kosovës admirojnë pafundësisht modelin amerikan. Kjo bënë që aleanca jonë me SHBA-të, të jetë aleancë përjetshmë, parimore dhe unike.

Andej dhe këtej oqeanit, Kosova dhe populli shqiptarë, festojmë bashkë
më miqtë tanë amerikan, përjetësisht! Urime qytetarëve të SHBA-ve!”Urimi i plotë i Pacollit:4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon një ditë monumentale për SHBA-të, si dhe një ditë kthese në historinë e re të Kosovës, si vend liridashës.

Republika e Kosovës si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe mu për këtë, qytetarët e Republikës së Kosovës admirojnë pafundësisht modelin amerikan.

Kjo bënë që aleanca jonë me SHBA-të, të jetë aleancë përjetshmë, parimore dhe unike.Nga lufta jonë për liri dhe pavarësi deri në luftën tonë për t’u bërë një shtet i barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, gjithmonë kemi pasur sukses kur qëndruam së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Andej dhe këtej oqeanit, Kosova dhe populli shqiptarë, festojmë bashkë
më miqtë tanë amerikan, përjetësisht! Urime qytetarëve të SHBA-ve!”

Menu Title