.
×

Pacolli u shkruan vendeve të QUINTI-t për ndalimin që Serbia po u bën serbëve të Kosovës



Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, iu ka shkruar letër informuese Bashkimit Europian dhe ambasadorëve të QUINTI-it lidhur me ndalimin e serbëve që jetojnë në Kosovë nga Serbia. Ditë me parë Shërbimi Sekret Serb ka ndaluar nënkryetarin e Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe zv.ministrin e Kulturës, Boban Stankoviq. Ky veprim nga Serbia ka ardhur vetëm disa ditë pasi është ndaluar edhe vet kryetari i SLS-së, deputeti Sllobodan Petroviq.