.
×

Pacolli tregon se Japonia hap ambasadë në Kosovë vitin që vjen



Zëvendëskryeministri. Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Japonia do hap ambasadë vitin që vjen në Prishtinë, e këtë ai e quajti lajm i jashtëzakonshëm.

Pacolli sot ka pranuar sot urime nga ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, ku rënëdësi iu dha shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm. Gjithmonë i lumtur kur pranoj letra që ri-theksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga të katër anët e botës.

Sot pranova urimet më të përzemërta nga znj. Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.

Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.