.
×

Pacolli nga Brukseli: Kanë përfunduar kompromiset, palët po i shpalosin qëndrimet



Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova i ka përfunduar kompromiset me Serbinë. Ka thënë se në takimin e sotëm po ndodhin shprehja e mendimeve në dialogun që po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksander Vucicit.Pacolli ka thënë se s’ka më kompromise me Serbinë pasi gjithçka ka përfunduar me Pakon e Ahtisaarit.

 

“Kompromisi duhet të jetë. Pala kosovare ka bërë komprisin e vet. Pala kosovare e ka kryer kompromisin me Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Pacolli nga Brukseli.Pacolli ka mohuar edhe lajmet se Serbia ka ndikuar në tërheqjen e njohjeve.“Dikush po gënjen. Dikush po shpif për njohje”, ka thënë Pacolli duke demantuar lajmet për tërhqjeen e njohjes nga Guinea Bisao dhe Nigeria.