.
×

Pacolli: Kosova mirëpret angazhimin e Francës në procesin e dialogut me Serbinë



Ministri në detyrë i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë sot se Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Pacolli në takimin me ambasadoren e re frnceze në kosovë, Marie Christine Butel ka thënë se Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

“Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore. Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”.