.
×

Pacolli jep lajmin e mirë: Demarkacioni pothuajse çështje e mbyllur



 

Botapress, 12 Mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thotë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi tani është pothuajse e mbyllur.

 

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se sot ka qenë ditë me fat për Kosovën, pasi atë e vizitoi ndihmëssekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel.

 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin. Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur. Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel. Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë. Aleat dhe partner të përhershëm strategjik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.