.
×

Pacolli i kërkon Haradinajt të shkarkon këtë ministër (FOTO)



Botapress, 13 Shtator

Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimit i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

 

 

 

Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë prandaj duhet ë gjykohet dhe të dënohet.

 

“Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë. Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet. I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri”, ka thënë Pacolli.

 

Sipas tij, Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike.