.
×

Pacolli: Grupi dialogues nuk ka kompetencë dialogu për territor



Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli rikonfirmoi qëndrimin e AKR-së lidhur me formimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë.

Ai megjithatë theksoi se ky ekip nuk ka kompetencë të dialogojë për territorin e Kosovës në bisedime.

“Bisedimet te zhvillohen me Serbine tu e pas parasysh që Kosova është e pavarur. Grupi për dialog i propozuar nga qeveria do të kaloj sot në kuvend. Opozita ka të drejtën e vet të bojkotoj për opozitën kemi lqnë vend. Qëndrimi i qeverisë është i qartë se grupi qq do të dialogoj nuk ka kompetencë të dialogoj pët territor. Kosova duhet të dialogoj për ta bërë më funksional shtetin e Kosovës. Ndryshimi i kufijve nuk nënkupton ndarje por ndoshta ka për synim demarkacionin. Nuk po shoh diferencë mes korrigjimit të kufijve dhe demarkacionit. Nese serbët shef të dialogut do ta kenë presidentin e tyre edhe ne do ta kemi presidentin”, tha Pacolli./BP/