.
×

Pacolli e vë në siklet Dhurata Hoxhën, ia përmend telefonin para ambasadorëve



Deputetja Fitore Pacolli e ka vvënë në siklet para ambasadorëve të huaj Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën. Ajo i ka përmendur Hoxhës telefonin e ri, që e kishte blerë me para të shtetit.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë para ambasadorëve të huaj sot në Prishtinë se në Kosovë akoma ka ministra dhe ministre që blen telefon personal me para të shteti.

Pacolli ka thënë se në Kosovë kemi rastin me të freskët ku ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka blerë telefon me para të shteti.

“Ne kemi një shembull këtu, ministrja ka ble telefon me para të shtetit, telefon mobil 1000 mijë euro, kjo është mendësi që shkatërron sistemin”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, para dy jave është raportuar se si ishin shpenzuar rreth 1 mijë euro nga “kuleta’ e shtetit për ta pajisur me telefon Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën.

Në Ministri kishin thënë se deri tash Hoxha nuk kishte blerë telefon me para të shtetit, dhe se tani po ka nevojë për një të tillë që të kryejë punët e përditshme.

“Telefoni mobil është planifikuar të blihet për nevojat e Kabinetit të Ministres, në bazë të planifikimeve me Planin e prokurimit dhe në bazë të udhëzimeve administrative që rregullojnë fushën për blerjet e tilla. Pasi që nga emërimi në post, Ministrja nuk është pajisur me telefon mobil, andaj është paraqitur nevojë për furnizim të tillë për kryerjen e punëve të përditshme”, kishin thënë zyrtarë të Ministrisë.

Në këtë tryezë, Pacolli ka kërkuar që shteti i Rumanisë ta njeh Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran. Ajo ka kërkuar madje nga shteti i Kroacisë dhe Finlandës që të mos bashkëpunojnë me qeveritarët e korruptuar të Kosovës, kështu duke i ndihmuar qytetarëve të vendit dhe vet BE’së.

“Përveç përvojave që mund t’i marrim nga ju si shtet të Bashkimit Evropian, unë kisha pas një kërkesë e cila i drejtohet shtetit të Rumanisë, ta njeh pavarësinë e Kosovës, kurse për shtetin e Kroacisë dhe Finlandës është që të mos bashkëpunojë me qeveritarët e korruptuar, mosbashkëpunimi me qeveritarët tonë të cilat janë të korruptuar rrit presionin nga qytetarët mbi këta qeveritarë dhe ndihmon Bashkimin Evropian”, tha Pacolli.