.
×

Pacolli: Dorëheqja e Haradinajt gjest i burrështetasit, kam simpati për të



Zëvendëskryeministi i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Pacolli ka thënë se Haradinaj veproi si burrështetas.

Me tej, Pacolli shkruan se ka simpati për Haradinajn dhe beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Postimi i plotë i tij:

Sot veprimi i KM Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastertinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me KM Haradinaj dhe shprehi simpatine dhe solidaritetin tim për të si Kryeminister dhe qytetar i rendomtë.