.
×

Pacolli: Amerika mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës



Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Ndërsa, pas takimit ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.

Pacolli ka thënë se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.

“Takim shumë i rëndësishëm me

Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër.

Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.”