.
×

Pa shenja jete gjendet një 48-vjeçare në një banesë në Prishtinë



Botapress 11 Tetor- Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja në një banesë rreth orës 18:00 të enjten në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër të veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve të tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonalë kanë prezantuar edhe specialistë të forenzikes rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko-ligjor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci./bp/