[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

OVL-UÇK e vendosur: Do të mbajmë protestë, do iu dalim në mbrojtje ish-ushtarëve



Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të Luftës që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik.Veseli përmes një video-mesazhi ka kërkuar anulimin e protestës për shkak të pandemisë.

E mënjëhershme ishte përgjigja e kryetarit të organizatës, OVL-UÇK, Hysni Gucati.

Ai ka bërë të ditur se protesta do të mbahët më 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00 dhe do t’i dalin në mbrojtje ish-ushtarëve duke mos rrezikuar jetën e asnjë qytetari.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!”

Menu Title