[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani uron kryetarin e ri të CDU’së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel



U.d së presidentit Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Laschet.Osmani ka shkruar se ka besim që Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e Kancelares Angela Merkel.

“Urime jashtëzakonisht të përzemërta për Armin Laschet për zgjedhjen si kryetar i ri i CDU’së. Kam besim se z. Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme për kancelares Merkel. Mezi pres që të punojmë sëbashku për të promovuar vlerat evropiane dhe për të avancuar marrëdhniet mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Osmani.

Armin Laschet sot është zgjedhur kryetar i CDU’së në Gjermani duke pasuar kryetaren e deri tashme Angela Merkel.

Menu Title