[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani tregon çka përmban platforma e Qeverisë për dialog me Serbinë, thotë se s’ka prioritete



Botapress, 4 Maj

Komisioni për Punë të Jashtme sot nuk e miratoi platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.

 

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani e cila edhe është kryetare e këtij komisioni, në Express Intervistën në KTV, tha se nuk kishte konsensus, megjithatë teksti aktual mori 3 vota për dhe 6 kundër.

 

Këto vota kundër, Osmani tha se ishin nga deputetë të opozitës por edhe të partive tjera që janë në pushtet.

 

“Po shihet se mungon konsensusi për tema të mëdha në vend. Por, kishte dakordim në Komision që konsensus i gjerë të arrihet”, tha ajo.

 

Kjo platformë, sipas Osmanit ka thënë se është dokument i shkurtër, jo serioz, dhe është propozuar nga Qeveria dhe i është dërguar Presidentit pa u diskutuar fare në Kuvend.

 

“Në vend që të kishim debat të gjerë në Kuvend, po na imponohet të kemi debate të cilat s’kanë priorete”.

 

Ajo tha se kjo platformë përcakton fatin mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje të detyrueshme juridikisht. Ajo përcakton që kjo marrëveshje të respektojë integritetin territorial. Gjithashtu shtoi se presidenti i vendit përmes kësaj platforme, konfirmon se do ta negociojë dialogun me Serbinë.

 

“Platforma ka konstatime të shumta por nuk është shumë serioze në çdo aspekt sepse s’ka definuar tema që janë prioritet për këtë vend”, tha ajo duke shtuar se tema e të pagjeturve duhet të jetë prioritet.

 

Për çështjen e të zhdukurve, Osmani tha se medoemos duhet të jetë prioritet, edhe pse Serbia është kundër kësaj.

 

“Kur Serbia reziston, s’do të thotë që Kosova të mos insistojë. Kur Serbia kushtëzohet në raport me Kosovën, ne duhet t’i dimë cilat janë temat prioritet për ne”, shtoi ajo.

 

Ajo shtoi se nuk është përmendur as marrëveshja që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

 

Për Asociacionin, ajo tha se i rrezikshëm është fakti që politikanët por rihapin një temë që e ka zgjedhur gjykata Kushtetuese.

 

“Në përputhje me atë vendim, duhet të rregullohet statuti dhe më pas duhet të shkoj në Kushtetuese për vlerësim”, tha ajo. Por, shtoi se jo partitë politike nuk duhet të mundohen të rinegociojnë tema që s’janë punë të deputetëve por të Gjykatës Kushtetuese.

 

Osmani tha se statuti i asociacionit nuk është arritur të hartohet por Osmani tha se përveç obligimeve politike, duhet të kenë edhe obligime kushtetuese.

 

“Dokumenti final do të dalë nga Qeveria, kjo Qeveri e ka oblgiim të sigurohet që dokumenti final është në përputhje me vendimin”, shtoi tutje.“Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nëse respektohet nuk shoh asnjë problem”, shtoi ajo.

 

Për sa i përket çështjes që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet Kosovë-Serbi, Osmani nuk e sheh të arsyeshme

 

“Kjo çështje shkon përtej rolit që individi e ka luajtur në këtë proces. Përgjegjësia e presidentit për ta përfaqësuar vendin jashtë nuk kupton edhe të negociojë me shtete tjera, por vetëm të mbrojë një qëndrim”, tha ajo.

 

Osmani tha se Kosova ka një praktikë që Qeveria ka kompetenca ekzekutive për ta udhëhequr këtë proces, sepse Qeveria ka mekanizma implementues, e Thaçi nuk i ka këto.

 

Zyra e presidenti, sipas saj, nuk ka mekanizma e as kabinet që do të mund të zbatonte këto negociata.

 

Ajo në fund tha se shpreson të arrihet një konsensus i gjerë që Kosova të shihet e fuqishme politikisht në raport me Serbinë.

Menu Title