.
×

Osmani thotë se Haradinaj e autorizoi Thaçin të nisë bisedime për ndarjen, por LDK e parandaloi



Botapress 22 Gusht – Vjosa Osmani nga LDK përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shpërndarë dy fotografi me rezoluta ku thotë se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, e autorizoi Thaçin që të nisë bisedimet për ndarjen e Kosovës. E LDK’ja e kishte parandaluar që presidenti të bënte një gjë të tillë.

Në fotografinë e parë, Osmani sjellë një paragraf ku thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon se presidenti është i autorizuar që të zhvillojë bisedimet për arritjen e një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme.

Derisa në fotografinë e dytë, Osmani provon se LDK’ja parandaloi një gjë të tillë, ku shihet nënshkrimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në letrën përmes së cilës propozohet miratimi i një rezolute që shpreh qëndrimin se “Territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pandashëm dhe as Presidenti i Kosovës, e askush tjetër, nuk ka mandat të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Në fund të postimit, Osmani tha bëjëni llogaritë vet se kush parandaloi ndarjen e Kosovës. Një parti me dhjetë deputetë duke aluduar në AAK’në, apo një parti me 25 deputetë duke aluduar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit :

”  Rezoluta në foto 1 që E AUTORIZON Thaçin për bisedime dhe i hapë rrugën për planin e ndarjes: E sponzorizuar nga Haradinaj, e parandaluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rezoluta në foto 2 që IA NDALON Thaçit dhe kujtdo tjetër të negociojë territorin: E sponzorizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por e parandaluar nga Haradinaj me deputetët e tij dhe PAN-istët e tjerë.

Bëjeni llogarinë vet tani, se kush vërtetë parandaloi ndarjen e Kosovës. Një parti me 10 deputetë, apo një parti me 25 deputetë (që bashkë me partitë e tjera opozitare përbënim shumicën shqiptare). ”