.
×

Osmani takoi përfaqësuesit e huaj me të cilët ka diskutuar për bashkëpunim për zhvillimet politike



Botapress, 27 Tetor-Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani javën e kalur ka zhvilluar takime me përfaqësues të jashtëm.

Osmani përmes një postimi në facebook ka thënë se kanë diskutuar  për thellim të bashkëpunimit dhe për zhvillimet e fundit politike.

Ja postimi i plotë:

Gjatë javës që shkoi kisha kënaqësinë të presë në selinë e LDK-së dhe të diskutojmë për thellim të bashkëpunimit dhe për zhvillimet e fundit politike me:

– Përfaqësuesen e lartë të BE-së në Kosovë, Ambasadoren Nataliya Apostolova

– Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Z.Cristoforo Sardi,

– Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall,

– Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, z.Pavel Bilek,

– Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z.Çagri Sakar,

– Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj.Ulrika Richardson,

– Misionin Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e fundit, udhëhequr nga z.Dominic Howell.