[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani pyet nëse ka pasur ndryshim të fakteve origjinale nga ish komisioni i Mehës?



 

Kryesuesja e komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani gjatë mbledhjes që po mbahet për shqyrtimin e raportit ka pasur një pyetje në drejtim të komisionit për Demarkacionin.

Ajo ka pyetur nëse ka pasur ndërhyrje nga ish komisioni për Demarkacion i Murat Mehës, në raportin e hartuar, duke shtuar se nëse ka pasur ndërhyrje atëherë kjo përbënë vepër penale.

Në këtë pyetje është përgjigjur anëtari i komisionit për Demarkacionin, Florim Isufi i cili ka treguar një rast ku vërehet se është ndërhyrë në një hartë që është e paraqitur në raportin e ish-komisionit. Megjithatë, ai ka cekur se një ndërhyrje të tillë ata nuk e dinë se kush e ka bërë, por se nga harta origjinale vërehet se kas pasur ndërhyrje.

“Ajo që ne kemi shkruar si komision dhe kemi hasur në raportet e publikuara të ish komisionit të Murat Mehës, që ka qenë e publikuar edhe në faqen e Qeverisëm, kemi arë se ka ndërhyrje në hartat origjinale. Një hartë që është paraqitur aty, ne kemi siguruar hartën origjinale dhe nëse i krahasojmë në hartën origjinale nuk ka kjo hartë fare kufij, ndërsa hartën që është paraqitur në dokumentin e ish komisioni shihet një vijë ngjyrë kafe në të kuqe që është vendosur në hartë dhe ka të bëjë me vendosjen e kufirit sipas marrëveshjes. Nuk është kufiri nga harta origjinale, ky kufi është i vendosur pas kohe, nuk e dimë kush e ka vendosur por është përdorur nga komisioni si fakt”, ka thënë ai.

Menu Title