[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani: Nga viti 2016 në Kosovë kanë hyrë miliona euro produkte medicinale nga Serbia



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për donacionin e testeve për Covid-19 të ardhur nga Serbia kohë më parë. Osmani ka deklaruar se zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë një shkresë ku sipas saj jepeshin detaje sa i përket ardhjes së donacioneve nga Serbia që nga viti 2016.

Sipas Osmanit, letra të cilën ajo e ka lexua,r tregon për miliona euro donacione që Kosova ka marë nga shteti serb. Ajo ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës të kërkojnë llogari.

“Më lejoni të ju njoftoj se jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket donacioneve nga Serbia. Letra thotë se që nga vitit 2016, MSH ka pranuar si donacion nga shteti Serib dhjetëra- miliona euro vlerë në formë të barnave, pajisjeve mjekësore dhe materialit medicional. Do të ishte mirë që si deputet të Kuvendit tqë Kosovës të pyesim se përse janë mbajtur fshehtë këto donacione dhjetëra milionëshe euro që kanë ardhur në Kosovë nga Republika e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Menu Title