.
×

Osmani nga vendlindja e Ibrahim Rugovës: Kosovës i duhet një Qeveri që kur del jashtë vendit, nuk ka nevojë të mbrohet për skandalet



Botapress 16 Shtator – Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka qëndruar në qytetin e lindjes së ish-presidentit dhe ish-kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës, në Istog.Aty, Vjosa Osmani ka bërë një premtim, duke thënë që qeverisja e saj do të jetë properëndimore dhe sipsa modelit Rugovian.

“Neve na duhet një Qeveri , por të dalë para botës dhe të flasë për rininë tonë të mrekullueshme. Të rinjtë e suksesshëm duhet të jenë nëpër faqet e para të gazetave dhe jo politikanët e korruptuar”, ka thënë Osmani.

Kjo, pasi sipas Osmanit është detyrë e shenjtë nga ata që i vunë themelet e shtetit.“Këtë amanet na e la Ibrahim Rugova së bashku me bashkëpunëtorët e tij. E kemi detyrë të shenjtë nga ata që i vunë themelet e këtij shteti dhe nga ata që sakrifikuan edhe jetën që ne ta gëzojmë lirinë. LDK do të krijojë shpresë për këtë vend dhe do ta ndalë zbrazjen e Kosovës nga më të mirët tanë-rinia jonë”, ka thënë Osmani.