[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani nga Prekazi: Sot nderojmë familjen Jashari që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë



Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të vjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës.Osmani ka thënë që sot kanë ardhur për të nderuar sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari i cili u flijua së bashku me familjen që sot ne ta gëzojmë lirinë.

“Ishim së bashku me kryeministrin, me anëtarët e qeverisë së Kosovës për të nderuar në këtë 12 vjetor të pavarësisë sakrificën e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë”.

“Për shtetin tonë është Prekazi ky vend që dëshmon atdhedashurinë dhe asaj se si duhet vendi, dritë udhërrëfyese për punën tonë dhe për brezat e ardhshëm”.

Menu Title