.
×

Osmani në takim me deputetët e Bundestagut: Për LDK-në shëndetësia prioritet në Qeverinë e re



Botapress 18 Nëntor – Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtarë të partisë, ka pritur në takim anëtarët e grupit parlamentar për shëndetësi në Bundestag, Erwin Rüddel nga CDU, Maria Klein-Schmeink nga Aleanca e të Gjelbërve si dhe Jan-Axel Voss, Zëvendësambasadori në Kosovë dhe Jakob Fessmann, Zyra e Komitetit

Në këtë takim, Osmani ka thënë se thellimi i bashkëpunimit duhet të orientohet në sistemin e shëndetësisë.

“Thellimi i bashkëpunimit tonë duhet të orientohet drejt mbështetjes në sistemet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, aparaturë, përkujdesje primare, sekondare dhe terciare si dhe në fushën e sigurimeve shëndetësore ku Gjermania ka një përvojë të gjatë e të shkëlqyeshme” ka thënë Osmani.

Në një komunikatë të zyrës për informim të LDK’së, thuhet se një ndër fushat që parashihet të thellohet bashkëpunimi në mes dy shteteve është edhe shkëmbimi i kuadrove.

“Për të evituar ikjen e mjekëve dhe infermierëve të ri kosovar për në Gjermani, duhet ndërtuar kanale zyrtare ku profesionistët shëndetësor kosovar shkollohen, punojnë dhe përgatiten në kushte të barabarta në Gjermani për një periudhë të caktuar e pastaj duke ju mundësuar që të kontribuojnë edhe në Kosovë. Në këtë drejtim dhe për të thelluar transferimin e njohurive shëndetësore gjermane në Kosovë mund të avancohet edhe telemjekësia me kosto shumë të ulët financiare” ka theksuar Osmani.