[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani: Në fund të gjithë ata që më përjashtuan, do ta qesin njëri-tjetrin



 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se në këto momente do t’i bënte një pyetje Lidhjes Demokratike të Kosovës, se cilin premtim shkeli ajo. Sipas saj, LDK’ja shkeli çdo premtim dhe pikërisht ata që e nxjerrën Osmanin nga partia, në fund do ta qesin njëri-tjetrin.

“Unë ua bëj një pyetje LDK’së, cilin premtim e shkela unë? Asnjë. Ndërsa ata shkelën premtimet e LDK’së dhe mburren duke thënë se e mbrojnë njëri-tjetrin. E vërteta është se në fund do ta qesin njëri-tjetrin”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk do ta tradhtojë kurrë votuesin e LDK’së.  “Votuesin e LDK’së e mbroj dhe do ta mbroj unë deri në ditën e fundit në politikë. Unë do të jem në politikë me mbrojt besën e tyre. Pavarësisht që unë nuk do të jem në listë me ata të tjerët”, ka thënë Osmani.

“Ata më kanë mbyllë çdo derë mua. Më kanë përjashtuar”, shtoi ajo.

 

Menu Title