[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani: Me vezë nuk mund ta ndalni vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara



Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë mëngjesin e sotëm zëvendëskryeministrit Hoti. Kryekuvendarja Osmani ka thënë se vendimt e qeverisë përfshirë edhe taksën nuk mund të ndalen me vezë.

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Menu Title